Deputeti socialist Vangjel Tavo ka akuzuar sot per pasivitet ne detyren e tij, ambasadorin shqiptar ne Greqi, Vili Minarolli. Sipas tij, korrupsioni ka mbërthyer diplomatët tanë. Deputeti Tavo iu referua ne fjalën e tij në Kuvend edhe skandaleve që janë bërë publike edhe nga shtypi grek, për sa i takon ambasadës sonë në Athinë. Ne 60 minuta debat i lire, Tavo ka mbrojtur emigrantet shqiptare ne Greqi dhe ka akuzuar PD per emerimet e padrejta ne postet e diplomateve.
Tirane. Shkaterrohet rrjeti i grabitjes se bankave nepermjet kartave te kreditit
powered by www.memaliaj.piczo.com
e premte, 4 korrik 2008
Policia shqiptare shkaterron nje rrjet qe grabiste banka nepermjet kartave te kreditit . Operacioni “Matriks 4”perfundoi me 17 persona ne pranga ndersa shuma e deritanishme e grabitur llogaritet ne 2 milione Euro. Detajet e operacionit jane bere te ditura nga Prokurori i Tiranes, Genti Xholi.
Edi Rama prezanton ne Itali idete e "Dialogut per Shqiperine"
e premte, 4 korrik 2008
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një vizite në Romë, prezantoi faktet dhe idetë e mbledhura gjatë "Dialogut me Shqipërinë" përpara dy ish-kryeministrave italianë Xhuliano Amato e Masimo D'Alema, dhe një grupi të gjerë ekspertësh të angazhuar prej tyre. Sipas zyrës së shtypit pranë PS-së, "pas Brukselit, Roma ishte stacioni i Edi Ramës dhe i ekipit të Programit të Ri të Partisë Socialiste".
Telekomanda, nje ceshtje pushteti. Gjithnje nje motiv per grindje ne familje
Minatoret vijojne protesten para Presidences, kerkojne takim me Topin
e merkure, 2 korrik 2008
e premte, 4 korrik 2008
12 minatoret qe kane hyre ne diten e 17 te greves se urise e kane kaluar naten perpara Presidences. Te shtrire pertoke, duke mos pranuar as ndihmen mjeksore, minatoret kane kerkuar qe kreu i shtetit Bamir Topi te hyje garant per kerkesat e tyre ekonomike.
Ben 50 vjec, dhe nuk i tregon. Perkundrazi, koha e ka bere gjithnje e me funksional dhe te dashur. Flasim per telekomanden. Nje objekt shpesh ne qender te vemendjes dhe te zenkave ne familje, sic edhe tregon nje kerkim evropian i Philips, pikerisht me rastin e gjysme shekullit te saj. Perdorimi ekskluziv dhe "pronesia" e telekomandes jane "molla e sherrit" i shume debateve brenda mureve te shtepise, thone te dhenat e mbledhura nga nje sondazh. Duke iu referuar ketij te fundit, 22 per qind e evropianeve thone se mund te grinden te pakten 12 here ne jave me familjaret per shkak te "qeverisjes" se telekomandes.
Sipas tyre pjesa me e madhe e te intervistuarve, kane thene se nese do tu jepej mundesia te zgjidhnin do te adoptonin nje telekomande universale, multimediale ne vend te te gjithe atyre telekomandave te shperndara neper shtepite e tyre.
Ne oret e para te mengjesit te se premtes ata jane takuar me keshilltaret e presidentit. Sipas minatoreve, edhe nese presidenti do te pranoje te jete perkrahes i kerkesave te tyre, greva nuk do te nderpritet. Nje dite me pare nje nga minatoret eshte shtruar ne Qendren Spitalore Universtare "Nene Tereza", por pasi ka mare ndihmen mjeksore ai eshte rikthyer serish greves.
Bjellorusi. shperthim gjate ceremonise se pavaresise
e merkure, 2 korrik 2008
Rreth 40 persona kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre janë në gjendje kritike për jetën, për shkak të shpërthimit të një bombe artizanale gjatë një koncerti me rastin e ditës së pavarësisë në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk. Në koncert merrnin pjesë presidenti i vendit Alexander Lukashenko, i cili kritikohet nga perëndimi për mënyrën me të cilën udhëheq shtetin ish sovjetik që nga mesi i vitit 1990.
Presidenti Lukashenko ka shkuar menjëherë në vendin e shpërthimit dhe ka folur me forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Ka qenë një nga zëdhënësit e presidencës ai që ka saktësuar llojin e bombës së përdorur në shpërthim. 40 të plagosurit kanë marrë plagë të ndryshme. Në koncert ishin të pranishëm me mijëra njerëz. Autoritetet zyrtare kanë shpejtuar të japin arsyet e atentatit duke e justifikuar si një gjest huliganësh.
Perëndimi ka akuzuar ashpër prej kohësh Lukashnekon, për pengim në lirinë e të shprehurit dhe për burgosjen e kundërshtarëve. Ndërsa Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndaluar hyrjen e tij në vendet e tyre duke e akuzuar se ai ka manipuluar rizgjedhjen në pushtet në vitin 2006. Lukashenko nga ana e tij deklaron se ka ndihmuar Bjellorusinë me 10 milionë banorët e saj të dalë nga kaosi ekonomik dhe politik.
Interpelanca e djeshme me kryeministrin Sali Berisha rreth projekteve te qeverise se tij per akset rrugore te jugut dhe veriut te Shqiperise,u perdor nga deputeti socialist Gramoz Ruci,per te ngritur nje platforme politike antiqeveritare,te mbeshtetur ne ndarjen krahinore te vendit.Duke ruajtur egersine e tij te vjeter politike,zoti Ruci u perpoq te paraqiste programin e qeverise se re ,si nje program te strukturuar kunder interesave te jugut te vendit.Teza te tilla shpesh vlejne si kamardare per te dale nga kriza ku zhyten partite pas humbjeve te thella,ose humbjes se pushtetit.Racizmi dhe krahinarizmi kane qene dy arme te vjetra kunder Berishes,qysh ne vitin 1992,dhe nuk kane funksionuar keq.Si cdo perversitet politik edhe ky krijon nje lloj kapitali negativ dhe mund te perdoret per te nxitur urrejtjen ne politike.Ne kete pike Gramoz Ruci eshte i suksesshem,sepse ai eshte i vetmi politikan qe krahinarizon dhe racizmin politik,i ka perdorur me mire se kushdo tjeter ne politiken shqiptare.Per ata qe nuk e njohin jugun,une pa shume dhimbje,pranoj se Tepelena eshte rrethi me pak i preferuar per cdo jugor,megjithese eshte vendlindja ime.Per ata qe njohin Tepelenen,Salaria eshte fshati me pak i preferuar per cdo tepelenas.Per ata qe njohin Salarine,mehalla e Gramoz Rucit,eshte mehalla me e keqe e fshatit.Por nga kjo mehalle Gramoz Ruci ka arritur te nxjerre kater deputete ne parlamentin shqiptar dhe tre te tjere nga mehallat rrotull ketij fshati.Kulmi arriti kur pas 3 korrikut,tre figurat kryesore te Partise Socialiste,Sekretari i Pergjithshem - Gramoz Ruci, Sekretari Organizativ - Elmaz Sherifi, dhe Sekretarja e Marredhenieve me Publikun - Valentina Leskaj, perfunduan serish nga "mehalla" e Gramozit dhe "mehalla" fqinje.
Dy profesore te tyre,E'them Ruka dhe Luan Memishi,djem te "mehalles" Ruci, thjesht perdoren si ilustrim se jo te gjithe ata qe jane ne politike nga Salaria,jane pa shkolle.Ky krahinarizim ne krye te PS-se dhe ky centralizim i pushtetit ne emer te krahinarizimit,derivohet ne jug ne 100 nipa,mbesa dhe dhendure te Gramoz Rucit,qe kontrollojne 100% policine,doganat,ndermjetesojne tenderat publike dhe strukturat e PS -se ne jug. Kryetari i PS-se ne Tepelene eshte nip i Gramoz Rucit,10 drejtore - nipa te tij,Drejtori i Policise - njeriu i shtepise se tij,Shefi i Rendit - nipi i tij,policia e Gjirokastres - e gjitha e tij,shefi i policise se Kakavijes eshte djali i vellait te tij,doganieri i Kakavijes - nipi i tij,drejtoret e Sarandes - nipa apo dhendure te tij dhe me tej akoma,nje oktapod i tmerrshem i mafias se perzier me politiken.Por jo vetem ne Jug.Ne Drejtorine e Doganave - tre njerez te afert te tij,ne Ministrine e Brendshnme,se paku ne 15 poste kyce jane njerez te tij,ne Ministrine e Lulezim Bashes,gjysma e Drejtoreve jane njerez te tij,ndersa ne ministrite e tjera jane njerez te tij ose shefat e personelit ose drejtoret kyc.
Dhe nuk behet fjale per njerez qe kane ndonje vlere profesionale apo politike.por thjesht ushtare qe u binden urdherave te klanit politik.Modeli i tyre eshte per shembull,Eqerem Brace,i cili nga bari ne Salari deri ne vitin 1995, "u vesh" prej Gramoz Rucit si biznesmen dhe tani ka fituar tenderin e ushqimit te Gardes se Republikes,qe komandohet nga "veriori" Sali Berisha,tenderin e rruges Dukaj-Tepelene ku nuk ka hedhur asnje lopate dhe qe paguhet nga "tironsi" Lulezim Basha, tenderin e gjimnazit te Tepelenes dhe disa shkollave ne fshatra te humbura te Tepelenes,ku nuk ka as mesues,as nxenes,po vetem objekte te lyera dhe miliona te perfunduara ne xhepat e Gramoz Rucit.Ky Eqerem Bracja,se fundmi eshte denuar me 9 muaj burg nga Gjykata,dhe politikani parimor Gramoz Ruci,jo vetem qe nuk ia dorezon drejetsise,por e mban ne makine te tij per te mos e kapur policia.
Nipi tjeter i tij,krimineli Gjolek Malaj,eshte pronar i je ndertese pa leje ne qender te Tiranes dhe permes pushtetit politik te Gramoz Rucit ka detyruar nje fondacion kulturor iranian te vendose aty aktivitetin e tij te shpallur si arsimor,me qellim qe keti banditi t'i quhen te pastra parate,pasi kane ardhur nga Irani.Dhe kjo behet nen mbikqyrjen e ministrit "anti-iranian" Genc Pollo.Ky model politikani,i cili perpiqet te therrrase ne ndihme krahinarizimin me te cilin ekziston ne politike,si nje mjet lufte per te ndezur urrejtjen Jug-Veri,ne te vertete eshte i vetmi ne politiken shqiptare,qe eshte ende ne skene per shkak te ketij krimi.
Une nuk e di perse do ti duhej Shqiperise Gramoz Ruci me dy klase shkolle partie,nese nuk do kishte 100 nipcet dhe dhendurret ne pushtet per t'u motivuar politikisht si plackites.Nuk di cdo t'i duhej politikes shqiptare ky njeri primitiv,qe as germat e alfabetit nuk shqipton dot,nese nuk do t'u imponohej me rradhe kryeministrave socialiste me ato qe ai i quan bastione te se majtes dhe qe kontrollohen nga familja e tij mafioze.
Ne gjithe kete histori,Gramoz Ruci ka vetem nje te drejte.Ka te drejten e triumfatorit mbi pushtetin e Sali Berishes,qe jo vetem nuk arrin te cmontoje kete familje mafioze nga politika,por ne menyre qesharake,klani i tij dikton qeverine e re,tallet me te e ministrat e tij dhe paguhet ende me parate e buxhetit te varfer te shqiptareve.Gramoz Ruci ka nje te drejte te ngreje koken,perderisa nipat e tij kriminele,arrestohen ne flagrance duke dhunuar ligjin dhe lihen te lire rrugeve,vazhdojne te ndertojne nga Saranda ne Tirane me lejet e ndertimit qe kontrollon qeveria e Sali Berishes,vazhdojne te marrin parate e tenderave te fituara ne menyre te paligjshme nga qeverite e meparshme dhe mbrohen politikisht ne Kuvend ne emer te luftes Jug-Veri
Copyright ® 2007 www.memaliaj.piczo.com . Tepelena dhe Memaliaj ne website. Ndalohet rreptesisht publikimi i materialeve pa lejen e autorit ®