Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
        MIRESEVINI NE MEMALIAJ
My new text...
29804 hits
PERDORNI INTERNET EXPLORER
__________________________________________________________________________________
HOME PAGE
MP3 ALBANIAN
POEZIA
FOTO
SPORTI
LOVE RADIO
RADIO   FOKUS
RADIO   PROJEKT
INTERVISTA
PERDORNI INTERNET EXPLORER
VIZION   PLUS   TV
LOJRA
  the best
____________________
radio Tirana
____________________________________________________________

NEWS ONLINE
memaliaj.piczo.com
lajmet me te fundit
____________________________________________________________
5500 police per zgjedhje
FLASH

Sign by Dealighted - Coupons and Deals

e diel, 28 qershor 2009

LAJMI I FUNDIT
ora 12:55---14/6/2009

Live
Plagoset rëndë supervizori turk në rrugën Durrës-Kukës
Ngjarje e rëndë në rrugën ende në ndërtim Durrës-Kukës, me pasojë plagosjen rëndë të një shtetasi turk.
Prej ores tete te mengjesit te kesaj te shtune, policia shqiptare ka kaluar ne gadishmeri te plote me urdher te drejtorit te Policise se Shtetit.Ne total numri i punonjesve te policise te trajnuar per te sherbyer ne qendrat e votimit eshte 5500 vete. Duke qene se Tirana ka afro 900 qenda votimi, vetem per zgjedhjet jane planifikuar te angazhohen 1200 police.Sipas nendrejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit, strukturat e tjera jane ne dispozicion te rendit e sigurise, si dhe kunder kriminalitetit.Per shkak te vakumit ne policine e Elbasanit, atje jane derguar 200 police nga kryeqyteti. “Rreth 500 police kane ardhur nga Gjirokastra, Elbasani, Berati dhe Dibra”, sakteson Borishi.Policet qe do te jene prane qendrave te votimit, pervec trajnimit nga nderkombetaret jane te pajisur me dokument identifikimi, numrin kodik si dhe numrin e qendres se votimit.
powered by www.memaliaj.piczo.com
Ku votojne sot kreret e politikes?
Ku parapelqeni te jetoni
Shqiperi
Europe
Amerike
Azi
Afrike
Australi
  
pollcode.com free polls
e diel, 28 qershor 2009
      Moti ne qytetin tone
Weather Forecast | Weather Maps | Weather Radar
Te gjithe jane te perqendruar ne qendra votimi te ndryshme te kryeqytetit,madje disa prej tyre kane te njejten qender votimi, siç eshte rasti i Kryeministrit Berisha, kreut te asamblese kombetare te PS-se, Gramoz Ruçi dhe Erjon Braçes, ne njesine numer 2 prane Liceut Artistik.Presidenti i Republikes, Bamir Topi, eshte votues ne njesine numer 9 dhe qendra e votimit eshte ngritur ne shkollen “Servete Maci”.Ndersa kreu i opozites, Edi Rama, eshte votues ne njesine numer 7 dhe si qender votimi eshte shkolla “Pjeter Budi”, brenda kesaj minibashkie.Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, eshte votuese ne qytetin e Shkodres, te lagja “Ndoc Mazi” dhe qendra e votimit eshte ngritur prane Fakultetit te Gjuheve te Huaja. Ish-kryeministri Fatos Nano eshte votues ne njesine numer dhjete te shkolla “Dora D’Istria”, ndersa ish-presidenti Alfred Moisiu eshte votues ne njesine numer 2 te “Shkolla e mesme ekonomike”.Ish-presidenti Rexhep Mejdani eshte votues ne njesine numer 9 dhe voton ne shkollen “De Rada”.Skender Gjinushi, kreu i Partise Socialdemokrate, eshte votues ne njesine numer 5 dhe konkretisht te shkolla “Edit Turhami”. Kreu i demokracise sociale, Paskal Milo, voton ne njesine numer pese prane shkolles “Deshmoret e Lirise”. Sakaq, kreu i G99-es, Erion Veliaj, voton te njesia numer 2 ne shkollen “Fan Noli”.
vizitore ne web
powered by memaliaj.piczo.com
      TELEVIZIONI KABLLOR                         MEMALIAJ
Test your Internet connection speed at Speedtest.net
Incidente ne Elbasan
e diel, 28 qershor 2009
Pothuajse te gjitha automjetet qe shperndajne bazen materiale te zgjedhjeve per qarkun e Elbasanit, kane patur posterat e sloganit te Partise Demokratike ne fushaten elektorale te qershorit 2009, “Shqiperia po ndryshon”.Gjate shperndarjes se kesaj baze, ne qendrat e votimit ne qytetin e Shqiperise se Mesme automjetet e perzgjedhura per te bere kete ndarje kane vendosur ne pjeset me te dukshme te automjeteve te tyre kryesisht fugona, postera te Partise Demokratike.Ne baze te Kodit Zgjedhor nje veprim i tille eshte kunder ligjit te percaktuar per shperndarjen e materialeve.Sic njoftojne edhe korrespodentet tane ne qytetin e Elbasanit, askush nuk i ka ndalur keto automjete per t’i hequr posterat, edhe pse kane qene te shoqeruar gjate te gjithe udhetimit te tyre nga policia
e merkure, 19 mars 2009
    KOMPANIA ALB-BUILDING.SHPK
My new text...
Studentja 18 vjeçare ofron në internet virgjërinë për 8 milionë lekë
Djali i Medi Malkos tenton të vjedhë Benzin e ambasadorit
e diel, 14 qershor 2009
18-vjeçarja rumune, Alina Percea, ka ofruar një fundjavë me seks të pambrojtur, në këmbim të së cilës kërkon shumën prej 50. 000 paund, me të cilat mendon të financojë studimet. Ajo e ka postuar njoftimin e saj në internet dhe shkruan:
“Dua të takoj një burrë xhentil, të respektueshëm dhe bujar. Unë kam një certifikatë gjinekologjike, që provon se jam e virgjër”.
Ajo, madje, mendon se burri që do t’i blejë virgjërinë, mund të jetë edhe burri i saj i ardhshëm. Në profilin e saj, ka shtuar: “Dua që hera e parë që të kryej marrëdhënie, të jetë diçka e veçantë, ndaj them që ofrohem për një fundjavë, nuk dua që hera e parë të jetë e bërë “shpejt e shpejt. Dua të jetë diçka që ta kujtoj gjithmonë. Kushedi se çfarë mund të vijë më pas?! Nuk po përjashtoj dhe faktin se mund të bie në dashuri”.
Më pas ka shtuar: “Burri që tregohet më bujar, mund të rrijë me mua për të gjithë fundjavën, por ai duhet të paguajë për gjithçka, dhe për udhëtimin, dhe për ndenjen në hotel”.Por, mesazhierët e shumtë që janë turrur për ti kthyer përgjigje, kanë hasur një kundërpërgjigje të fortë. “Virgjëria e saj është vetëm përrallë”! Është një mësues në vendin e saj të lindjes, në Karakal, (Rumania Jugore), i cili ka lajmëruar që “ajo nuk është e virgjër, por i intereson vetëm të bëhet e famshme”.Historia ka përfunduar pas kësaj në faqet e tabloidëve. Sipas londinezes The Sun, Alexandru Dumitrescu, mësuesi i Alinës në shkollën e mesme, ka thënë: “Ajo do vetëm të bëhet e famshme, virgjëria e saj është një përrallë”!Alina thotë se këto lekë do t’i përdorë për të financuar studimet, por z.Dumitrescu shton: “Nuk mendoj se ajo është e virgjër, madje ajo nuk është e virgjër që prej shumë kohësh”.Alina vijon apelin e saj, ende në fuqi. Në faqen e saj në Facebook lexojmë: “Unë nuk shikoj ndonjë gjë të gabuar në atë çka po bëj. Disa njerëz mund të më kritikojnë, por është vendimi im, i marrë në liri të plotë. Kam menduar shumë rreth kësaj dhe jam e vetëdijshme për atë që po bëj”.
e diel,14 qershor 2009
Djali i aktorit Mehdi Malko, kapet teksa vidhte Benzin me targa CD të ambasadorit hungarez në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në rrugën “Abdyl Frashëri”, pikërisht në parkingun midis Presidencës dhe lulishtes. Iliad Malko është arrestuar nga shërbimet e Komisariatit numër 2 vetëm pak momente pas ngjarjes së rëndë. Ndonëse me një veprim diletantesk për profesionistët e vjedhjes së automjeteve, Iliadi kishte thyer trekëndëshin e xhamit anësor të sediljes së pasme të pasagjerit në Benzin “E-Class”, ngjyrë blu, i cili ishte parkuar anës rrugës. Me thyerjen e xhamit “të vogël”, Iliadi pretendonte të hapte dyert e mjetit. Alarmi i makinës por edhe kurioziteti i kalimtarëve të shumtë të rrugës që lidh bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, ka bërë që Iliadi të mos mundej të realizonte vjedhjen. Në fakt, xhami i thyer i Benzit me targa diplomatike CD 13… dhe veprimet e policisë për të fiksuar gjurmë dhe prova materiale, si dhe prania e diplomatëve hungarezë, kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve duke krijuar një grup të madh kureshtarësh përreth. Ndonëse ende nuk është saktësuar nëse ky veprim do i shërbente për të vjedhur kasetofonin me sendet personale apo krejt Benzin, 28-vjeçari është siguruar në ambientet e izolimit të komisariatit me akuzën e “vjedhjes së automjeteve”. Sipas policisë, Iliadi ka qenë i dënuar edhe më parë për krimin e vjedhjes
____________________________________________________________

____________________________________________________________
PERSE DUHET TE LARGOHET BERISHA
nga Andrea Stefani
Arsyet që mbështesin një rotacion të pushtetit më 28 qershor në të mirë të demokracisë janë të shumta. Një nga më evidentet është se Berisha po bën 20 vjet në politikë nga të cilat, 10 i ka pasur në pushtet. Bonaparti qëndroi 10 vjet në pushtet, ndërsa Hitleri vetëm 11. Sikur Berisha të fitonte edhe një mandat tjetër do regjistronte (ndoshta jo përfundimisht) 14 vjet në pushtet dhe rreth XXIII në politikë. Po detyrohemi t‘i shënojmë piketat e karrierës politike të Berishës, ashtu sikurse shënoheshin dikur përvjetorët e Partisë së Punës dhe Enver Hoxhës në malin e Dajtit, me numra romakë dhe musolinianë.

Pra, kemi hyrë në një fazë kur jetëgjatësia e mëtejshme në pushtet, madje edhe në politikë e një politikani si Berisha, do të qe në thelb antisistem. Po bëhet gjithnjë e më e qartë se gjërat nuk po zhvillohen normalisht brenda një sistemi që ka si dallim thelbësor nga komunizmi dhe të gjitha monizmat, rotacionin e pushtetit dhe të elitave. Por gjithsesi, jetëgjatësia e pazakontë politike, shihet jo pak si një diçka konvencionale që shpesh nuk ka të bëjë me thelbin e gjërave. Prandaj ajo që duam të shtjellojmë në këtë shkrim, është nevoja e largimit të Berishës në emër të një diçkaje më thelbësore, në emër të drejtësisë së pavarur. Në emër pra, të asaj, që e bën demokracinë liberale, një sistem ku jo vetëm zhvillohen zgjedhje por edhe ku liritë dhe të drejtat e njerëzve mbrohen nga arroganca e qeverive dhe e politikës me anë të një pushteti gjyqësor të pavarur. Dhe Berisha duhet larguar me votë sepse me të në qeveri, nuk mund të ketë drejtësi të pavarur nga qeveria që do të thotë, se nuk mund të ketë drejtësi dhe shtet të së drejtës.


***

Që në ditët e para të qeverisjes pas rënies së komunizmit, Berisha u shqua si një autoritarist që donte të kapte dhe keqpërdorte pushtetin e drejtësisë. Me këtë ai i bëri një të keqe të madhe Shqipërisë. Bëri që ajo të humbiste shansin e shkëputjes nga tradita e shëmtuar komuniste e partisë-shtet që kontrollon dhe vendos për gjithçka. Në sajë të këtij devijimi që mban ekskluzivisht markën politike të Berishës e kompani, Shqipëria hyri në rrugën e pluralizmit dhe të demokracisë, por jo në atë të lirisë. Mungesa e drejtësisë së pavarur, bëri që demokracia në Shqipëri të distancohej shumë shpejt nga liberalizmi, zgjedhjet nga drejtësia dhe pushtetet e dala prej tyre nga ligji dhe liria. Ishte ky zhvillim fatal që e ka bërë sot Shqipërinë një shtet aq të korruptuar sa po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndash kufijtë mes mafies dhe politikës.

E keqja është se me kalimin e viteve, me ndërthurjen e lidhjeve mes politikës dhe korrupsionit, janë shtuar ato shkaqe që e bëjnë Berishën si pushtetar e politikan, të tentojë edhe më fuqishëm në kapjen e drejtësisë. Tashmë nuk janë vetëm impulset patriarkale dhe autokratike, por edhe interesi për të penguar me çdo kusht që një drejtësi e pavarur prej tij të godasë me forcën e ligjit, korrupsionin dhe skandalet e qeverisë së tij, të afërmve, familjarëve dhe klanit të tij politik, që e bëjnë Berishën përfundimisht të vendosur për të mos lejuar lirinë e drejtësisë dhe drejtësinë e lirisë. Dhe mjerisht, për shkak të fuqizimit të Kryeministrit pas amendimeve të Kushtetutës, një Berishë fitues pas 28 qershorit, do të kishte më shumë shanse se ç‘kishte në korrik 2005, për ta realizuar një kob të tillë. Tashmë mbi Kryeprokuroren Ina Rama, qëndron kosa hakmarrëse e shkarkimit e një pushteti të zemëruar me të. Dhe falë ndryshimeve të Kushtetutës, Berisha do të ketë mundësi të marrë hak sepse mandati i Kryeprokurores, përfundon brenda mandatit të një qeverisjeje tjetër berishiste.

Ndryshe nga vitit 2005, Berisha do ta fillonte më me hov dhe pa humbur kohë, sulmin e tij të radhës për të mbërthyer hetuesinë dhe drejtësinë. Një nga rrjedhojat më të pritshme të një pushtetit berishist me mandat të rinovuar, do të qe sabotimi i hetimit dhe gjykimit të skandaleve të Gërdecit, Rrëshen-Kalimashi, Fazliçit që prekin drejtpërdrejt kupolën e këtij pushteti. Shanset që këto gjykime, në sajë të presionit në rritje të një pushteti arrogant që "ka marrë votën e popullit", të përfundonin në farsa ku do të ndëshkohen biznesmenë dhe kolonelë dhe jo ministra e qeveritarë, do të ishin maksimale. Por kostoja reale nuk do të ishte mosdënimi i një ministri si Fatmir Mediu apo kushdo tjetër i përfshirë në këtë aferë. Kostoja reale, e pariparueshme do të qe vrasja e frymës së të drejtës, thellimi i mosbesimit në mundësinë e barazisë së të gjithë njerëzve para ligjit.

Mbërthimi i drejtësisë nga pushteti mund të bëjë që, për garniturë, të ndëshkohet edhe ndonjë ish-ministër kundërshtar ose jo i pushtetit, por ndërkaq të gjithë do ta dinë se ka në këtë shtet një kupolë, një bunker, brenda të cilit janë strehuar ca zyrtarë që qëndrojnë mbi ligjin dhe janë të paprekshëm nga ai. Por jo vetëm kaq. Qytetarët do ta ndjenin në jetën e përditshme, koston e një mbërthimi më të fortë apo paralizimi të drejtësisë nga pushteti politik. Ajo do të përkthehet edhe më, sikundër deri më sot, në padrejtësi të shumta për shumë qytetarë, në largime të padrejta nga puna për të ngopur militantët apo ata që paguajnë, në mohim të së drejtës së pronës, në grabitje të pronës nga njerëz me pushtet, në më shumë korrupsion dhe forma të ndryshme arrogance dhe dhune që ai pjell mbi liritë e të drejtat e tyre.

Prandaj të votosh për rotacionin politik sot nuk do të thotë të sjellësh në pushtet liderin "shpëtimtar", Mesian, apo një mrekulli rozë, por do të thotë që të shmangësh nga pushteti një të keqe të madhe, të shmangësh rrezikun e asgjësimit, të paktën në një periudhë afatmesme, të aspiratës për shtet ligjor me liri e të drejta të garantuara për qytetarët në Shqipëri. Të mbështetësh me votë rotacionin politik në këto zgjedhje, thotë të mbash ende të hapur perspektivën e ligjit dhe lirisë në Shqipëri.
Copyright ® 2007   www.memaliaj.piczo.com . Tepelena   dhe   Memaliaj   ne   website.   Ndalohet   rreptesisht   publikimi   i materialeve   pa lejen   e   autorit ®
__